Site icon PORTALB

Sekuestrohet në Durrës 700 kilogram drogë, 7 persona në pranga

Policia e Shqipërisë

Policia e Shqipërisë

Vazhdojnë operacionet anti-drogë në Shqipëri edhe gjatë ditës së sotme, ku zbulohet një laborator i përpunimit dhe paketimit të lëndës narkotike Cannabis Sattiva në qytetin e Durrësit. Gjithashtu janë sekuestruar 700 kilogram kanabis sattiva, raporton Anadolu Agency (AA).

Operacioni i koduar “Koordinata” është relkizuar nga efektivat e seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, ku janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas.

“Efektivat e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër dhe Tiranë  po vijonë punën për finalizimin me sukses të operacionit të koduar ”Koordinata” ku kanë zbuluar një laborator që shërbente për përpunimuin dhe paketimin e lëndës narkotike kanabis Sattiva” thuhet në një njoftim zyrtarë të Policisë së shtetit shqiptarë.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Policia e Gjirokastrës sekuestroi rreth 3.2 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa e cila ishte në parcela, në proces tharjeeje dhe e thatë.

Exit mobile version