Site icon PORTALB

Hungaria mbyll kufirin, Gjermania: Ky është kërcënim ndaj solidaritetit evropian

Hungari, gardhi me tela gjembash

Hungari, gardhi me tela gjembash (Foto-Arkiv)

Gjermania porosit se është kundër mbylljes së kufijve nga Hungaria. Nga Qeveria e Gjermanisë theksojnë se në këtë mënyrë nuk mund të zgjidhet problemi i migracionit në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Masat që mori qeveria hungareze nuk zgjedhin problemin e migracionit”, kanë deklaruar nga qeveria gjermane ndaj mbylljes hungareze të kufijve. Në reagim thuhet se një hap i tillë paraqet kërcënim për idenë e solidaritetit në kontitentin evropian.

“Nuk ka patur nevojë për një gjë të tillë. Mbyllja e kufijve shkatërron përpjekjet tona në vendosjen e solidaritet në Bashkimin Evropian”, theksojnë nga qeveria gjermane.

Hungaria ka mbyllur mbrëmë kufirin jeshil me Kroacinë, në mënyrë për të parandaluar valën e pakontrolluar të refugjatëve. Njëkohësisht, hungarezët do të shtrëngojnë masat e kalimit të kufirit në kalimet zyrtare kufitare me një shpjegim se po zbatojnë regjimin e Schengen-it

Pasi që mbrëmë rreth orës 23:00 arriti treni i fundit në vendkalimin kufitar kroato-hungarez ‘Botovo’ me rreth 1.500 refugjatë, autoritetet hungareze deri në mesnatë lëshuan kontingjentin e fundit me refugjatë, dhe më pas në orën 1:00 pas mesnate me tel me gjemba mbyllën kalimin e ngushtë të cilin e lanë pas ndërtimit të gardhit me tela.

Mbyllja e të ashtuquajturit kufiri jeshil do të pamundësojë kalimin ilegal të refugjatëve në Hungari.

Sipas planit të ri rreth të cilit u dakorduan pala kroate dhe ajo sllovene, refugjatët pas mbylljes së kufirit hungarez do të ridrejtohen në drejtim të Sllovenisë.

Exit mobile version