Site icon PORTALB

Kosovë, rriten pensionet për 100 euro

Pensionistët

Në Kosovë janë rreth 25 mijë familje me mbi 130 mijë anëtarë që përfitojnë ndihmë sociale prej 40 deri në 80 euro në muaj. Por, nga 17 tetori i këtij viti, kur edhe shënohet Dita e Varfërisë, këto familje do të marrin këtë ndihmë sociale me 25 % rritjeje.

Përveç tyre me gëzim fundin e vitit do ta presin edhe pensionistët, pasi që edhe pensionistët kontribut-dhënës nga muaji dhjetor i këtij viti do t’i marrin pensionet e tyre me 100 euro rritje

Në një intervistë për gazetën “Zëri”, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se falë kursimeve të Qeverisë dhe disiplinimit të skemës sociale ka arritur të kursejë mjete me të cilat edhe do të bëjë këtë rritje të asistencës sociale dhe të pensioneve.

Exit mobile version