Site icon PORTALB

Mbyllet kufiri Hungari- Kroaci

Mbyllet kufiri Hungari- Kroaci

Hungaria ka mbyllur kufirin e saj me Kroacinë, në një përpjekje për të ndaluar fluksin e emigrantëve përmes vendit në Evropën Perëndimore. Ndërkaq, nga Kroacia bëhet e ditur se do t’i drejtojë emigrantët menjëherë drejt Sllovenisë.

Lajmërimi i Hungarisë vjen të premten në mbrëmje pasi liderët e Bashkimit Evropian dështuan të miratonin një plan të mbështetur nga Hungaria, për të dërguar forca që të parandalojnë emigrantët të arrijnë Greqinë.

Hungaria ka qenë vendi kryesor transit për emigrantët, disa prej të cilëve janë përpjekur të vazhdojnë drejt Austrisë dhe Gjermanisë.

Exit mobile version