Site icon PORTALB

Komentet dhe fyerjet nuk përbëjnë lajm

[Recension: “Politikanët e Maqedonisë janë turpi i botës, pasi në rezervoar kanë vënë sheqer?!”]

Misioni thelbësor i gazetarisë është shërbimi aktiv në interes të publikut. Ky mision kryhet duke i shërbyer publikut me informacione të sakta, të sqaruara mirë dhe të bazuara në fakte. Produkti gazetaresk që po e recensojmë është kryekëput koment dhe për asnjë moment gazetari nuk mundohet të jep një fakt mbi atë që pretendon ta përcjell si lajm.

 Linku deri te artikulli origjinal: “Politikanët e Maqedonisë janë turpi i botës, pasi në rezervoar kanë vënë sheqer?!”

Data dhe koha e publikimit: 10.10.2015

Data e recensionit: 11.10.2015

Recensues: Adrian Kerimi

 Që në titull është bërë një tentativë për të tërhequr vëmendjen e lexuesit duke vënë një titull sa tendencioz, të paarsyeshëm aq edhe të pakuptimtë. Politikanët e Maqedonisë janë turpi i botës, pasi në rezervoar kanë vënë sheqer”. Pjesën e dytë të titullit, lexuesi e kupton vetëm pasi lexon tekstin por, meqë ka një kuptim simbolik, duhej të qëndronte mes thonjëzave.
Teksti fillon me një akuzë të drejpëtdrejtë ndaj disa politikanëve të vend, të cilët, sipas autorit, “dëshirojn që  edhe një kohë të gjatë të keqpërdorin pushtetin dhe ligjet aktuale zgjedhore të cilët mundësojn që të falsifikojnë zgjedhjet dhe të mbushin kutit e votimit.”

 

Penguesit e Marrëveshjes se 2 qershorit janë politikanët  nga Maqedonia të cilët frikësohen nga humbja dhe nga mospasja e mundësisë  në të ardhmen që të kenë pushtet të pakufizuar në një demokrati të turbullt dhe substandarde shkruan në një koment të Radio Dojce Vele në gjuhën maqedonase.

 Gazetari e le të cunguar produktin në moment që nisë të shkruaj për një çështje me interes për publikun, si puna e keqpërdorimit të pushtetit, dhe nuk i publikon aktorët përgjegjës. Ai do të duhej që publikut, përveç fenomenit të keqpërdorimit të pushtetit, me fakte të zbardh raste të keqpërdorimit institucional nga ana e politikanëve dhe të identifikonte ata duke i nxjerrë nga petku i përgjithësimit si “Politikanë të Maqedonisë”.

“Shumë shpejt do të dim se cilëve politikan do t’ju kaloj afati”, komenton kjo radio gjermane duke dhënë edhe një shembull se si vepron një njeri i dëmshëm që dëshiron tju bllok veturën, ai do t’ju vendos sheqer në rezervoarin e naftës, transmeton Zhurnal. Rezultati i këtij dëmi është se nuk mund të lëvizni as përpara, as mprapa. Kështu sot Maqedonia i ngjanë kësi llojë veture.

 

Qasja e këtillë e gazetarit e bën tekstin manipulues dhe jo informues. Meqë teksti mbetet pa dëshmi, pa fakte dhe transmetohet vetëm në formë të komentit, ai mbetet në suaza të spekulimit.

Duke informuar drejt gazetari e mbron demokracinë dhe interesin publik. Opinionit më shumë i intereson zbardhja e rasteve që shkojnë në dëm të popullit se sa komentet e gazetarëve mbi të njëjtat.

Exit mobile version