Site icon PORTALB

Ivanov: Duhet të jemi në “tryezë” kur BE-ja do të vendosë për migrantët

Gjorge Ivanov në forumin Kran Montana në Gjenevë

Kriza e migrimit në mënyrë shtesë do të ndërlikohet. Kjo e zbuloi krizën e institucioneve evropiane, ndërsa duket se BE-ja nuk ka politikë të përbashkët për këtë çështje. Maqedonia duhet të jetë në tryezë kur do të krijohet kjo politikë, theksoi presidenti Gjorgje Ivanov në fjalimin e sotëm në forumin Kran Montana në Gjenevë, kushtuar krizës së migrimit.

“Duket që Unioni nuk ka politikë të përbashkët lidhur me krizën e migrimit. Ne duhet të jemi në tryezë atëherë kur do të krijohet kjo politikë. Nuk mund të vendoset për korridorin ballkanik të migrimit pa pjesëmarrjen e vendeve nëpër të cilat kalon ai korridor, pavarësisht nëse janë anëtare apo kandidate për anëtarësim në Union. Ballkani është pjesë nga Evropa, dhe Bashkimi Evropian nuk mund të flasë në emër të tërë Evropës, derisa nuk e integron Ballkanin” tha në fjalimin e tij Ivanov.

Kriza e migrimit, theksoi Ivanov, e zbuloi krizën e institucioneve evropiane. Sipas tij, u tregua se Unioni mirë funksion në kohë paqeje dhe prosperiteti, por jo edhe në kohë krize. Në kushte krize, Unioni nuk mund të sjellë vendime, ndërsa me këtë kriza thellohet.

“Politika joefikase e sigurisë dhe migrimit të Unionit kontribuoi që ky fenomen humanitar dhe social të rritet në sfidë serioze sigurie. Qeveritë u detyruan gjatë natës të bëhen kontrabandues duke i transferuar migrantët përmes territoreve të tyre. Kufijtë e jashtëm të  NATO-s dhe Unionit janë të kalueshme. Vendet, të angazhuara me obligim t’i ruajnë ato kufij të jashtëm, dështuan. Në kushte të krizës, Unioni nuk ka mekanizëm që të sanksionojë sjelljen e shtetit të saj anëtar” tha shefi i shtetit.

Kriza e migrimit e përkujtoi BE-në se Korridori ballkanik  i migrimit është vazhdim i Korridorit lindor- mesdhetar. “Nëse unioni me kohë e integronte këtë korridor kyç, gjendja me migratët do të ishte më ndryshe” theksoi Ivanov.

Ballkani, shtoi presidenti i Maqedonisë, aspak nuk është rrugë e re, por e vjetër me emër të ri. Nëse ndonjëherë  emri i asaj rruge ka qenë Via Egnatia ose Via Militaris, sot ajo është Via Migrantes. “Por, për dallim nga e kaluara, sot, për shkak të politikave joefektive, ky korridor është ndërprerë  me mure,  me mbrojtje  të kufijve kombëtar dhe të sovranitetit territorial”, tha Ivanov. Korridori 10 është rruga më e shpejtë, më e sigurtë dhe më e lirë për migrantët.

Exit mobile version