Site icon PORTALB

Lëvizja ‘Uniteti’: Të formohet asociacion i komunave shqiptare në Maqedoni

Lëvizja Uniteti

Lëvizja Uniteti

 

Përfaqësuesi i kësaj lëvizje tha se, duke u bazuar në krijimin e asociacionit të komunave ne Kosovë, u lindi ideja që edhe këtu të krijohet e njëjta. Sipas tij, numri i shqiptarëve në Maqedoni është 7 herë më i madh se i numri i serbëve në Kosovë, dhe për këtë arsye është dashur që këto ndryshime të fillonin këtu, njofton TV21.

Pas tentimeve për formim të asociacionit të komunave të komuniteteve jo-shumicë në Luginë të Preshevës dhe në Kosovë, edhe në Maqedoni paraqitet një nismë e tillë. Lëvizja “Uniteti” mbrëmë shpalosi propozimin e saj për krijimin e “Asociacionit të Komunave Shqiptare në Maqedoni” në prani të një pakice njerëzish në shesh të Tetovës.

Ai gjithashtu deklaroi se Lëvizja ka hasur dhe do të hasë në sfida, mirëpo, sipas tij, nuk është e udhës që ky projekt të ngecë. Kurtishi thekson se do të vazhdojnë me këtë nismë deri në realizimin e saj.

Exit mobile version