Site icon PORTALB

Befason FSHF, e mbështetë Platinin

Platini dhe Edi Rama gjatë vizitës së tij në Tiranë

Platini dhe Edi Rama gjatë vizitës së tij në Tiranë

Federata Shqiptare e Futbollit është deklaruar publikisht në mbështetje të presidentit të UEFA-s, Michel Platini.

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon të informojë mediat shqiptare dhe të gjithë opinionin sportive, se sot është thirrur me urgjencë nga ana e UEFA-s në Nyon, një mbledhje urgjente me të gjitha (54) federatat pjesëmarrëse të futbollit në kontinent.

Qëllimi i kësaj mbledhjeje ishte sqarimi i pozicionit të Presidentit të UEFA-s, pas pezullimit të imponuar nga Komisioni i Etikës së FIFA-s, shkruan “Sportal.al”.

Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe mbledhjes së organizuar me 54 federata anëtare, parimisht u ra dakort në qëndrimin e UEFA-s dhe federatave anëtare si më poshtë:

“Ne e respektojmë dhe vlerësojmë punën e Presidentit të UEFA-s Michel Platini për zhvillimin e futbollit europian. Ne mbështesim z. Platini për të patur mundësinë e një procesi të drejtë dhe mundësinë që të pastrojë emrin e tij nga këto akuza. Ne i bëjmë thirrje të gjitha instancave të përfshira në këtë proces, Komisionit të Etikës në FIFA, Komisionit të Apelit në FIFA dhe së fundmi Gjykatës së arbitrazhit sportiv, për të punuar me shpejtësi, në mënyrë që të sigurojë një vendim përfundimtar të kësaj çështjeje maksimumi deri në mesin e muajit nëntor”

Exit mobile version