Site icon PORTALB

“Nga ara në tavolinë, nga ferma në pirun” me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit.

Fëmijët duhet të hanë ushqim të shëndetshëm

Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) sot , në qendrën tregtare Siti Moll organizon event promotiv “Nga ara në tavolinë, nga farma në pirun” ­ ushim i sigurt për qytetarët e Maqedonisë, me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit, njofton MIA.

Eventi realizohet në bashkëpunim me korrin e fëmijëve “Zlatno Slavejçe” (Bilbili i Artë) dhe Orgnizatën për Mbrojtjen e konsumatorëve (OMK), ndërsa qytetarëve do t’u ofrohen mundësi që të informohen për rolin dhe detyrimet e Agjencisë dhe të marrin më tepër informacione se si të kenë kujdes gjatë përzgjedhjes së ushqimit dhe produkteve me qëllim të konsumimit të ushqimit të shëndetshëm dhe të sigurt.

Fëmijët nga “Zlatno Sllavejçe”, që janë pjesë e aktiviteteve promovuese të Agjencisë do t’U ndajnë fletushka edukative konsumatorëve dhe mollë si sinonim i ushqimit të shëndetshëm, ndërsa në kuadër të këndit të pikturës, fëmijët vizitorë do të mund të shprehin krijmtarinë e tyre në temën ushqim i shëndetshëm. Të gjitha vizatimet janë pjesë e galerisë AUV­së dhe do të publikohen në ueb faqen www.fva.gov.mk.

Tre vizatimet më të mira do të shpërblehen me bileta falas për festivalin e ardhshëm “Zlatno Slavejçe” në nëntor. Në këtë event do të marrin pjesë drejtori i AUV­së Zoran Popovski , kryetarja e OMK Marjana Lonçar dhe drejtori ekzekutiv i festivait “Zlatno Slavejçe” Boban Josifovski. mp/mb/08:05

Exit mobile version