Site icon PORTALB

Këshilli i Prokurorëve, OSBE-ja duhej të ishte pjesë e seancës

Prokuroria Publike, Shkup

Prokuroria Publike, Shkup

Zgjedhja e djeshme e vetëm 7 nga 14 kandidatëve të propozuar për ekipin e Katica Janevës nuk është pika e vetme për të cilën faktori ndërkombëtarë konsideron se janë shkelur dispozitat e marrëveshjes për prokurorinë speciale.
Sipas të dhënave jozyrtare të Alsat M, në Përzhino të gjitha partitë janë dakorduar që tërë procesin lidhur me zbatimin e ligjit për prokurorinë e re, ta ndiqte OSBE-ja.
Vëzhguesit e tyre kanë qenë të pranishëm në seancën e djeshme të Këshillit të prokurorëve publik, por janë lutur që ta braktisin atë kur ka ardhur në radhë shqyrtimi dhe vendimi për ekipin e Janevës.
Pikërisht kjo ngjarje, sipas burimeve të mirë-informuara tek diplomatët e përfshirë në proces, është interpretuar si shkelje e dytë e marrëveshjes.
Alsat M kërkoi qëndrim zyrtarë nga OSBE-ja për ngjarjen dhe komentin e tyre rreth të njëjtës. Nga atje nuk i përgënjeshtruan informacionet tona, por as nuk komentuan në detaje, përveç se konfirmuan se janë kompetent për ndjekjen e zbatimit të prokurorisë speciale.
“…Misioni i OSBE-së prej së afërmi i ndjek proceset relevante, siç është zhvillimi institucional që ndikon në drejtësinë e vendit. Prandaj, në mandatin e Misionit është që të mbikëqyrë vendosjen e zyrës dhe aktivitetet e prokurorisë speciale”, – thuhet mes tjerash në përgjigjen e misionit të OSBE-së në Maqedoni.
Exit mobile version