Site icon PORTALB

Miratohet kërkesa për hapjen e paraleles shtesë në sh.f. “Imri Elezi”

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi dhe ministri i Financave Zoran Stavreski kanë nënshkruar vendimin për hapjen e një paralele të re në SHF “Imri Elezi” dhe njlëheri angazhimin e një mësimdhënësi.

Kjo ishte kërkesë e kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe drejtorisë së shkollës, por dhe Këshillit të arsimtarëve pranë kësaj shkolle.

Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi një ditë më parë tha se hapja e paraleleve shtesë nuk ka ngecur dhe se punohet në gjetjen e mësimdhënësve të ri. “Aty ku ka nevojë për punësime të reja, mendimet do të jenë pozitive. Kjo do të vlejë edhe për rastin konkret të cilin përmendi dhe mendimi do të jetë pozitiv”, tha Ademi.

Tani me zgjidhjen e këtij problemi bien poshtë tendencat për rinisje të bojkotit nga ana e Këshillit të prindërve në këtë shkollë me çka dhe fëmijët do të ndjekin mësimin në kushte normale, njofton MIA.

Exit mobile version