Site icon PORTALB

Ambasadori amerikan: Kosova po rrezikon të shkojë drejtë izolimit (Video)

Greg Delawie

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie, pas një takimi me presidenten Atifete Jahjaga, lidhur me krizën politike në vend, në një deklarim për media, ka kritikuar veprimet e opozitës, duke thënë se kjo situatë e dërgon vendin drejtë izolimit

Ai ka thënë se beson që parlamenti është një vend ku mund të shprehen edhe kundërshtimet, por jo një vend ku mund të sillen armë, raporton lajmi.net.
Delawie ka ftuar të gjitha palët që të ulen të bisedojnë dhe të gjejnë një rrugë për të dalë nga kjo gjendje e rëndë politike.

“Pikë së pari, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe zhvillimet demokratike. Unë besoj se Parlamenti është vend i diskutimit, debatit gjithashtu edhe për mospajtimet por jam i sigurt se Parlamenti nuk është vend për armë, dhunë dhe obstruksion”.

“Unë inkurajojë të gjitha partitë që të marrin frymë thellë dhe të pyesin veten se nëse veprimet e tyre janë duke kontribuar në të ardhmen e Kosovës si një demokraci evropiane apo shtet që rrezikon izolimin”.

Ambasadori i shtetit që ka bërë shumë për lirinë dhe themelimin e shtetit të Kosovës, ka thënë se palët duhet të gjejnë mënyrën për t’iu kthyer normalitetit.
“Unë dua të inkurajojë të gjitha palët që të gjejnë një mënyrë që të ndihmojnë Parlamentin, themelin e demokracisë së Kosovës, që të kthehet në normalitet”.

“Unë besoj se Parlamenti duhet të vazhdojë me punët e saj të rëndësishme legjislative që do t’i ndihmojnë qytetarëve të Kosovës, të arrijnë qëllimet e tyre. Unë besoj se është e rëndësishme për të gjitha palët që të gjejnë një mënyrë kompromisi me qëllim që të arrihet një dialog politik”.

Exit mobile version