Site icon PORTALB

Ushtria ruse bombardon 32 objektiva të ISIS-it

Sulmet në Siri

Sulmet në Siri

Ushtria ruse konfirmoi sot se ka bombarduar 32 objektiva të grupit Shteti Islamik (ISIS) në Siri gjatë 24 orëve të fundit, kryesisht pranë Damaskut, një intensitet i zvogëluar për shkak të ofensivës që është duke zhvilluar ushtria siriane.

“Gjatë 24 orëve të fundit, aviacioni rus ka vazhduar bombardimet kundër infrastrukturave të ISIS-it në Siri, duke zhvilluar 33 operacione dhe goditur 32 objektiva”, konfirmoi Ministria ruse e Mbrojtjes në një komunikatë.
“Zvogëlimi i operacioneve ajrore vjen si rezultat i ofensivës që po zhvillojnë forcat e armatosura siriane, që po sulmojnë frontin me terroristët e ISIS-it”, thekson zëdhënësi i ministrisë, gjenerali Igor Konachenkov.

Exit mobile version