Site icon PORTALB

Depp: Nuk dua të fitoj çmimin Oscar

Johnny Depp

Johnny Depp

Aktori i famshëm, Johnny Depp ka thënë në premierën e filmit të tij “Black Mass” në Festivalin e Filmit në Londër se nuk dëshiron të fitojë çmim Oscar të Akademisë amerikane të filmit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nuk dua të fitoj ndonjëherë Oscar-in”, tha Depp, duke shtuar se arsyeja kryesore është se nuk dëshiron të mbajë fjalim, as të konkurrojë me dikë.

Ai theksoi se në këtë mënyrë nuk dëshiron të konkurrojë me këdo. “Vetë ideja për të fituar çmimin Oscar do të thotë për të konkurruar me dikë, ndërsa unë nuk dua të konkurrojë me këdo”, tha aktori i njohur në filmat si “Piratët e Karaibeve”, “Porta e nëntë”, “Charlie”, “Fabrika e çokollatave”.

Ai theksoi se për të nominimi është plotësisht i mjaftueshëm.

“Unë mendoj vetëm për aktrimin, dhe jo për çmimin. Unë jam duke bërë vetëm atë që dua dhe dëshiroj”, ka thënë aktori.

Exit mobile version