Site icon PORTALB

Merkel: Pa një bashkëpunim me Turqinë nuk do të reduktohet numri i refugjatëve

Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Agela Merkel, ka deklaruar se pa një bashkëpunim me Turqinë nuk do të reduktohet numri i refugjatëve që vijnë në Europë nga Siria, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel në një fjalim në Parlamentin Federal para se të marrë pjesë në Samitin e BE-së i cili do të nisë këtë mbrëmje në Bruksel, duke vënë në dukje se ndaj refugjatëve duhet të ofrohen kushte të përshtatshme të dinjitetit njerëzorë dhe perspektiva të jetës në vendet afër vendit të tyre, ka thënë se në këtë mënyrë mund të reduktohet ardhja nga rrugë të rrezikshme në Europë.

Merkel ka theksuar gjithashtu se për këtë do të rritin mbështetjen ndaj Turqisë, Jordanisë dhe Libanit, vende të cilat strehojnë një pjesë të madhe të refugjatëve dhe se këto vende të cilat ndihmojnë refugjatët e larguar nga Siria meritojnë një respekt të madh.

Ajo ka tërhequr vëmendjen se Turqia ka një rol kyç sepse ky vend ka peshën më të rëndë me 2 milionë refugjatë.

Merkel duke shprehur ndër të tjera se shumica e refugjatëv që mbërrijnë në Europë vijnë nga Turqia ajo tha se “Pa kryer bashkëpunim me Turqinë nuk mund të vendosim rregull apo të reduktojmë lëvizjen e refugjatëve”.

Kancelarja gjermane duke e cilësuar si të papranueshme që rajoni i brigjeve mes Turqisë dhe Greqisë “të ndodhet nën kontrollin e trafikantëve të qenieve njerëzore”, ka nënvizuar se në lidhje me refugjatët Komisioni i BE-së me planin e veprimit duhet të bie dakord urgjentisht me Turqinë.

Gjithashtu ka theksuar ndër të tjera se problemet që do të dalin nga Samiti i BE-së do ti diskutojë ditën e dielë në Stamboll me zyrtarët turq dhe se në bisedime do të shqyrtojë çështjen e Sirisë, liberalizimin e vizave, statusin e vendit të sigurtë, ku mund të rikthehen refugjatët, luftën e përbashkët ndaj terrorizmit dhe të drejtat e njeriut në Turqi.

– Përpjekjet diplomatike në Siri dështuan-

Merkel e cila ka pohuar se “kemi nevojë për të identifikuar se përpjekjet e deritanishme diplomatike në Siri nuk kanë sjellë asnjë rezultat të vogël suksesi”, ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtarë që të ofrojë kontribut për fillimin e dialogut politik. Merkel ka theksuar ndër të tjera se në kuadër të kësaj do të ndodhet në Stamboll dhe se në ditët e ardhshme ministri i Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier do të vizitojë Iranin, Arabinë Saudite dhe Jordaninë.

Ajo ka tërhequr vëmendjen se në Gjermani të gjithë duhet të bashkëpunojnë në çështjen e krizës së refugjatëve dhe se në javët e fundit në Gjermani dhe në Europë disa gjëra kanë qenë të suksesshme.

Merkel e cila mbron qëndrimin se duhet forcuar ligji i azilit në Gjermani ka theksuar se ky ligj nuk do të jetë i mjaftueshëm dhe se ndërtimi i legjislacionit të ri dhe kjo problematikë e BE-së duhet të zgjidhet me bashkëpunim.

Exit mobile version