Policia serbe ka arrestuar 10 shqiptarë në Bujanovc, nën dyshimin se kanë brohoritur parulla “vriti, masakroji që serbi të mos ekzistojë”, ka bërë të ditur ministri i brendshëm serb Nebojsha Stefanoviq, shkruan Tanjug.
Në seancën e Komisionit Parlamentar për siguri dhe punë të brendshme, Stefanoviq ka deklaruar se pritet të shihet se kundër kujt do të ngritët kallëzim penal, transmeton lajmi.net.
Ai ka rikujtuar se zyra e prokurorit e ka cilësuar atë gjest si nxitje të urrejtjes nacionaliste, racore dhe fetare.
Në sheshin e Bujanovcit ishin mbledhur të dielën rreth orës 20 një numër i madh i personave me kombësi shqiptare pas ndeshjes Shqipëri-Armeni, për të festuar fitoren e kombëtares shqiptare.
Afro 120 persona kishin brohoritur parulla “Shqipëri, Shqipëri”, derisa disa tjerë “Vriti, masakroji që serbi të mos ekzistojë”.
Mbi këtë bazë, prokuroria në Vranjë, ka urdhëruar stafin e stacionit policor në Bujanoc që të paraqesin një ankesë penale kundër personave të panjohur, të cilët kishin brohoritur parulla të tilla.