Site icon PORTALB

Mustafi pushton mediat spanjolle: Largon birrën nga tryeza (Video)

Mustafi largon birrën nga tryeza

Shkodran Mustafi, futbollisti me prejardhje nga Gostivari që luan tek skuadra spanjolle e Valencias është bërë kryelajm në shtypin spanjoll.

Futbollisti nuk ka pranuar të flasë në konferencën për media pa e larguar birrën nga tryeza, sigurisht prej përmbajtjes së alkolit.

“Nuk dëshiroj të kem këtu shishe këtu”, i ka thënë Mustafi organizatorit të konferencës. Ndërkohë, kanë ndërhyrë gazetarët në sallë duke e cilësuar Mustafin si një besimtar mjaft të devotshëm .

Mediat spanjolle e kanë cilësuar si skandal këtë sjellje të Mustafit, por kanë raportuar se ai është krenarë që është mysliman.

Exit mobile version