Site icon PORTALB

U caktohet masa e paraburgimit 7-të të arrestuarve në aksionin e sotshëm policor

Prokuroria Publike, Shkup

Prokuroria Publike, Shkup

Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur hetim  kundër 7 personave, të dyshuar për involvim në ngjarjet e 9 dhe 10 majit të këtij viti në Kumanovë, njofton Prokuroria Publike, transmeton Portalb.

Në kumtesën me shkrim të Prokurorisë publike nuk është shënuar nëse bëhet fjalë për të arrestuarit në aksionin e sotshëm të MPB-së, që me gjasë duhet të jetë.

Nga Prokuroria njoftojnë se deri te gjykatësi nga hetimi paraprak është dorëzuar propozim për arrestimin e 7-të të dyshuarve.

“Në bazë të analizës nga argumentet e deritanishme nga hetimi në lidhje me ngjarjet e 9 dhe 10 majit në lagjen kumanovare “Lagja e Trimave”, prokurori kompetent për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka dhënë urdhër për aplikimin e procedurës edhe për 7 persona. Të dyshuarit, për veprën penale organizatë terroriste dhe terrorizëm dalin para gjykatësit të procedurës së mëparshme. Prokurori kompetent deri te gjykatësi i procedurës së mëparshme ka dorëzuar propozimin për caktimin e masës paraburgim” thuhet në kumtesën e shkurt të Prokurorisë Publike.

Sot në rajonin e Shkupit dhe të Kumanovës është zhvilluar aksion policor për kapjen e të dyshuarve për bashkëpunim me grupin e armatosur të Kumanovës të përfshirë në ngjarjen e lagjes së Trimave më 8-9 maj.

Exit mobile version