Site icon PORTALB

BDI: Të zgjidhet situata me prokuroren speciale

BDI - Llogo

BDI

Pas lajmit të djeshëm që Këshilli i Prokurorëve nuk i ka dhënë dritë jeshile për të gjithë prokurorët që i ka propozuar Katica Janeva, që të punojnë në ekipin e saj të ardhshëm ose në të kundërtën do ta vendoste në pikpyetje Marrëveshjen e Përzhinos, ka reaguar BDI.

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreson që Këshilli i Prokurorëve Publik në bashkëpunim me prokuroren speciale do ta tejkalojnë situatën e krijuar dje me mirëkuptim të ndërsjellë dhe do të veprojnë në përputhje me Ligjin për prokuror special të cilin e miratuan partitë më të mëdha në vend me 111 vota për”, thuhet në deklaratën e BDI-së.

Nga BDI, shtojnë se grupet punuese duhet të vazhdojnë që t’i përmbyllin bisedimet.

“Njëkohësisht, dialogu politik në kuadër të grupeve të punës midis katër partive më të mëdha politike duhet të vijoj sa më parë në drejtim të përmbylljes së çështjeve të tjera të hapura”, thuhet në deklaratën e BDI-së.

 

Exit mobile version