Site icon PORTALB

Shkolla „Dimitar Vllahov” me godinë të re shkollore

Foto nga ngjarja

Foto nga ngjarja

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, sot në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të personave të verbër ose “Ditës së Shkopit të bardhë”, mori pjesë në inaugurimin e godinës së re shkollore të shkollës shtetërore për rehabilitimin  e fëmijëve dhe të rinjve me vështirësi në të pamurit „ Dimitar Vllahov” në Shkup.

“Objekti i ri  përfshinë  një  sipërfaqe prej 463 metra katrorë është donacion i Komandës Evropiane të Armatës së SHBA – së, e cila për këtë projekt  ka ndarë rreth 363 mijë dollarë. Me ndihmën e miqve tanë nga Ushtria e Shteteve të bashkuara të Amerikës, nxënësit fituan objekt bashkëkohorë, të  pajisur  me të gjitha mjetet ndihmëse dhe vizuale.  Lëvizja nëpër objektin shkollorë do t’ju lehtësohet nxënësve, sepse ajo është pajisur me rrugë   daktile ( të prekshme), apostafat  për personat me vështirësi në të pamurit”, theksoi ministri Ademi.

Exit mobile version