Site icon PORTALB

Ka ardhur koha Milenko Nedelkovski të mban ligjërata nga etika e gazetarisë

Shqiptarët kërkojnë respektim të gjuhës shqipe në NPK, e nuk e respektojnë atë në përmendoret e personaliteteve shqiptare

Shqiptarët kërkojnë respektim të gjuhës shqipe në NPK, e nuk e respektojnë atë në përmendoret e personaliteteve shqiptare

Nano Ruzhin, kolumnë- “Greqia tërheq fuqi nga gjeopolitika”-Utrinski Vesnik
Kohët kanë ndryshuar. Greqia tani më është më e rëndësishme për SHBA se sa para dhjetë vitesh. Ajo patjetër duhet të mbetet lojtar i rëndësishëm i NATO-s, qoftë dhe të del nga eurozona.

Hristo Ivanovski, koment- “Teritori i fiseve”, Dnevnik
Pas raundit të fundit të bisedave, është e qartë se Greqia dhe Maqedonia janë më larg nga arritja e zgjidhjes së pranueshme për të dy palët. Arsyeja për sjelljen e tillë të Greqisë qëndron në atë se faktorët ndërkombëtar, para së gjithash SHBA, nuk kanë kryer shtypje mbi Athinë për zbatimin e gjykimit të Gjyqit ndërkombëtar të drejtësisë.

Erol Rizaov, kolumnë-“ Milenko maksimalisht”- Utrinski Vesnik
Në infektimin nga primitivizmi, arroganca, mosdija, në erën e barbarëve të rinj, pritëm që Milenko Nedelkovski të ligjëron për shtet juridik, si gjykohet, çka paraqet dënimi, çka është morali dhe etika profesionale e gazetarisë.

Lindita Kadriu, kolumnë- “Mashkulli e menaxhon krizën si femra”, Dnevnik
Është me rëndësi që mos mbyllemi në marrëdhënie që nuk na jep më as edhe qetësi, e mos flasim për diçka tjetër. Nëse kemi provuar shumë reçeta e asgjë nuk na ka dalë e suksesshme dhe asgjë mirë nuk kundërmon nga kuzhina.

Kole Manev, kolumnë-“ Shenja njëherë kërkohet, herën tjetër nuk respektohet”, Dnevnik
Sa përmendore të paligjshme mbinë të shkruara vetëm në gjuhen Shqipe, dhe kur mungon gjuha Maqedonase kjo do të thotë mosaplikim dhe mosrespektim banal i ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Ivana Kostovska, kolumnë- Kriza në BE-“Fshesat me korrent”, Dnevnik
Këtu, në paralagjen evropiane, është rëndë të kuptojmë se si në Bruksel arrihet konsensusi për fshesat me korrent, e data ynë për negociata 5 vite nuk mundet të merret vesh.

Sonja Maxhovska, editorial- “Maqedonasit dëshirojnë të kursejnë”- Utrinski Vesnik
Para shënimit të ditës botërore të kursimit, bankierët dërguan porosi jo të mirë për kursyesit, se intereset e depozitëve do të kenë rënie e ato të kreditëve jo. Nëse bankierët duan ta mirëmbajnë dhe ta rrisin besimin, atëherë duhet ti motivojnë e jo ti pengojnë kursyesit.

Zharko Jordanovski, kolumnë- “E çfarë keni pritur nga një aksion me emër të koduar?”, Sloboden Peçat
Goditja mbi Kezharovskin është porosi e fuqishme, nëse jo edhe hakmarrje ndaj burimeve të tij thellë në DBK dhe MPB, me qëllim që ti dobësojë dhe ti heshtë ose ti dekurajojë gazetarët nga bashkëpunimi i mëtejmë me ta. /Portalb

Exit mobile version