Site icon PORTALB

Më shumë lexueshmëri në kurriz të nacionalizmit

[Recension: “Gruevski dhe Zaev bashkë kundër shqiptarëve”]

Përmes artikujve të tyre, disa nga mediat në Maqedoni shpesh luajnë me kartën e nacionalizmit me çka tentojnë të favorizohen nga një grup i caktuar i publikut. Kjo i çon ata drejt uljes së kredibiletit të profesionit që ushtrojnë. Tekstet  (që synojnë të paraqiten si lajme) që kanë titull të kësaj natyre si “Gruevski dhe Zaev bashkë kundër shqiptarëve” përveç anëve negative të lartpërmendura, mund të nxisin edhe urretje dhe dhunë.

Linku për te artikulli origjinal: “Gruevski dhe Zaev bashkë kundër shqiptarëve”
Data dhe koha e publikimit: 11.10.2015, 11:28
Data e recensionit: 13.10.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Autori i tekstit që është marrë në shqyrtim ka bërë një përmbledhje të shkurtër të disa ngjarjeve të fundit nga skena politike në Maqedoni dhe më konkretisht sipas asaj që thuhet në tekst “qëndrimet mes partisë së Zaevit dhe Gruevskit janë pothuajse identike për temat që prekin maqedonasit, ndërsa janë në dëm të shqiptarëve”.

Nuk është në dorën e gazetarit që të sjellë konkluzione kaq kategorike dhe ai vetë të thotë shumë shkurt se liderët e partive më të mëdha maqedonase janë bërë “bashkë kundër shqiptarëve”. Arsyetimet që paraqet ai para opinionit janë:

“Jo zyrtarisht mësohet se Zaev nuk i publikon emrat e rinj përshkak se duhet të marr “aminin” edhe nga kryeministri Gruevski.”

Është e papranueshme që gazetari të sjellë konluzione të tij personale bazuar në burime jozyrtare anonime.

Dhe arsyeja tjetër:

“Po ashtu mësohet se LSDM-ja tani ka prioritet të madh të ketë qëndrime thuajse identike me VMRO-DPMNE-në. Kjo u vërejt në grupet e punës ku VMRO-ja dhe LSDM-ja kishin qëndrim identik që diaspora të marr pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në prill të vitit të ardhshëm.”

Ky është shembulli i parë dhe i vetëm i pasqyruar në tekst që e bën autorin të gjykojë se këto dy parti politike paskan qëndrime identike që janë në dëm të shqiptarëve. Nëse autori din idikatorë të tjerë që e bëjnë atë të ketë këtë bindje, është dashur t’i pasqyrojë në tekst dhe lexuesi do bindej plotësisht pa pasur nevojë për komentet e autorit.

Në tekst janë shfrytëzuar burime jozyrtare dhe jorelevante. Kurse faktet janë anashkaluar.

Këtu nuk kemi as palën që akuzon, që më pas të kërkonim edhe opinionin e palës që akuzohet. Këtu akuzën e bën vetë autori i tekstit dhe pala tjetër, mbetet e papërfshirë si burim informacioni.

 

Exit mobile version