Site icon PORTALB

Rita ëngjëlli i dritës, Irina ëngjëlli i errësirës (Foto)

Rita ëngjëlli i dritës, Irina ëngjëlli i errësirës

Rita ëngjëlli i dritës, Irina ëngjëlli i errësirës

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore Rita Ora mund të ketë qenë e rrethuar nga modelet të martën në mbrëmje, por kjo nuk e ka penguar që të tërheqë vëmendje mbi vete. E veshur me një fustan të gjatë në ngjyrë ari ajo është dukur si një sirenë në mbrëmjen gala ta bamirësisë në New York.

Këngëtarja mori pjesë në Gabrielle’s Angel Fondacioni 2013 Angel Ball, në Cipriani Wall Street në New York dhe ku ishin të pranishëm edhe emra të tjerë të njohur të ekranit, ku mund të përmendet e dashura e Cristiano Ronaldos, modelja ruse Irina Shayk, transmeton albeu.com.

Rusja kishte veshur një fustan të zi dhe me një model flokësh shumë interesant ishte në qëndër të vëmëndjes së bashku me këngëtaren me origjinë nga Prishtina.

Me pëak fjalë, nëse Rita Ora ishte ëngjëlli i dritës, Irina Shayk ishte ëngjëlli i errësirës në mbrëmjen gala të bamirësisë. 

 

Exit mobile version