Site icon PORTALB

Ndryshimet në arsim dhe pakënaqësitë rreth testimit ekstern nëpër shkolla

Gajur Pajaziti

Gajur Pajaziti

Viteve të fundit nëpër institucionet edukativo arsimore vërehet një pakënaqësi e madhe si te punonjësit edukativo arsimor ashtu edhe tek nxënësit dhe prindërit e tyre rreth kontrollit të cilësisë në arsim, kur po afrohet koha e testimit ekstern për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme çdoherë paraqiten këto pakënaqësi. Nëse e parashtrojmë pyetjen se përse testimi ekstern nuk largohet? Kush e solli këtë vendim në Ministrin e Arsimit të Republikën e Maqedonisë për testimin ekstern të nxënësve dhe kontrollimin e punonjësve edukativo arsimor ? Cili është qëllimi për dënimin e punonjësve edukativo arsimor apo për ngritjen e cilësisë së arsimit në Maqedoni, përse Ministria e Arsimit dhe Shkencës kërkon realizimin e këtij programi edukativo arsimor, kurse nga ana tjetër nuk plotëson kushtet elementare për realizimin efektiv të programit nacional për zhvillimin e arsimit në Maqedoni.

Me pranimin e programit nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015 Ministria e Arsimit dhe Shkencës mori për obligim që të realizoj ndryshime në arsimin parashkollor, fillor, të mesëm dhe të lart. Këto ndryshime sipas mendimit personal dhe profesional si pedagog nuk janë me qëllim të gabuar apo për dënim të punonjësve edukativo arsimor, por ky program parasheh ngritjen e cilësisë së arsimit në Republikën e Maqedonisë.

P.sh. Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë nuk parasheh dëmtimin e arsimit në Maqedoni, nuk parasheh dënimin e punonjësve edukativo arsimor nëse të njëjtët e realizojnë punën e tyre ashtu siç është e paraparë me ligjin për kryerjen e detyrës si edukator, drejtor punonjës profesional etj. Por përkundrazi ky program duhet të realizohet në detaje dhe se Ministria e Arsimit dhe autoritetet lokale duhet të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale e jo politike, kur është pyetja për punësimin e punonjësve edukativo arsimor plotësimin e vendeve të punës duhet të realizohet në bazë të ligjit për punësim.

Sa i përket pyetjes së par se kush e solli vendimin për testimin ekstern të nxënësve dhe kontrolli mbi punonjësit edukativo arsimor do të kisha thënë se ky testim duhet të realizohet, por Ministria e Arsimit duhet që të ofroj kushte për realizimin e testimit të drejt dhe pa gabime të shumta në pyetjet e testimit ekstern e cila është një gjë e pa tolerueshme.

Sa i përket kontrollimit të cilësisë në arsim i cili zbatohet në dy nivele: shtetërore dhe lokale. Niveli shtetëror i kontrollimit bëhet përmes trupave nacional për evoluim të cilësisë (IASH dhe QShP), përmes kontrollit bashkëkohor të punës në shkollë, d.m.th. përmes kontrollimit të shkallës të plotësimit të standardeve nacionale për cilësi dhe përmes vlerësimit ekstern të nxënësve, mësimdhënësve dhe personelit udhëheqës. Kurse kontrollimi lokal i cilësisë do të jetë pjesë përbërëse e aktiviteteve të Pushtetit lokal dhe institucioneve arsimore. Këto do ta marrin përgjegjësinë për përcjellje, sigurim, mirëmbajtje dhe përparim të cilësisë në shkollat fillore dhe të mesme , me ndihmën e mekanizmave precize të vërtetuar dhe instrumenteve për matjen e indikatorëve të suksesit.

Sipas mendimit tim Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të angazhohet maksimalisht për realizimin e programit nacional për zhvillimin e arsimit në Maqedoni 2005-2015 dhe të angazhohet maksimalisht në hapjen e vendeve të punës nëpër shkolla sepse në shekullin e XXI ekziston një numër i madh i shkollave ku nuk ka shërbimi pedagogjik-psikologjik të plot apo jo adekuat d.m.th. mungesa e shërbimit pedagogjik ndikon negativisht në shkollë, pastaj mungesa e kuadrove profesional për kryerjen e detyrës në shkollë.

Exit mobile version