Site icon PORTALB

Mbingarkim i paraleleve në “Imri Elezi”, Ademi: Po punohet në gjetjen e mësimdhënësve

Abdilaqim Ademi

Abdilaqim Ademi

Mbingarkimit të paraleleve në gjuhën shqipe në shkollat fillore të Komunës së Çairit, tani i është shtuar edhe problemi kadrovik.

Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi ka thënë se hapja e paraleleve shtesë nuk ka ngecur, por po punohet në gjetjen e mësimdhënësve të ri. Për shkak të moszgjidhjes së problemit prindërit kanë vendosur të rinisin bojkotin dhe të mos lejojnë që fëmijët e tyre të ndjekin mësimin në kushte të jashtëzakonshme në shkollën “Imri Elezi”, njofton Alsat-M.

“Aty ku ka nevojë për punësime të reja, mendimet do të jenë pozitive. Kjo do të vlejë edhe për rastin konkret të cilin ju përmendi dhe mendimi do të jetë pozitiv”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi.

Numri i lart nxënësve në një paralele është dukuri pothuajse në të gjitha shkollat shqipe, por më e theksuar në Shkup. Në shkollat fillore “Nikolla Vapcarov”, “Rajko Zhinzifov” dhe “Petar Zdravkovski- Penko”, në një klasë mësojnë nga 35 deri 40 nxënës, numër ky që vështirëson punën mësimdhënësve.

 

Exit mobile version