Site icon PORTALB

Mark Crawford: Mora kupon tatimor për printimin e fjalimit tim

Mark Crawford

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crawford në 15-vjetorin e saj në Shqipëri ka sjellë një shembull personal përsa i përket TVSH-së dhe kuponit tatimor.

Crawford tregon se sot mori një kupon tatimor për printimin e fjalimit të tij.

“Përgjatë viteve ka nisma të ndryshme qeveritare, përsa i përket legjislacionit për një shembull konkret unë shkova të printoj fjalimin tim në një dyqan dhe për printimin me dhanë një faturë me TVSH. Ne si dhomë amerikane duhet të japim shembull, gjerat fillojnë në nivel vendor, në nivel individi dhe në nivel biznesi”, thotë ai.

Exit mobile version