Site icon PORTALB

Thaçi nga Gjeneva: Jemi një hap më afër UNESCO-s dhe Këshillit të Evropës

Hashim Thaçi

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi po merr pjesë në konferencën e organizuar nga Crans Montyana Forum, e cila po mbahet në Gjenevë.
Thaçi thotë se kjo konferencë do të jetë një mundësi e mirë, që Kosova të prezantohet me imazhin e një shteti që promovon paqen, stabilitetin, pajtimin dhe tolerancën, raporton lajmi.net.

Ai thotë se Kosova është një hap më afër UNESCO-s dhe Këshillit të Evropës.

“Sonte jam në Gjenevë, për të marrë pjesë në konferencën e radhës të organizuar nga “Crans Montana Forum”. Një mundësi tjetër e mirë për të prezantuar para një audience të madhe dhe të rëndësishme imazhin e ri të Kosovës si shtet që promovon paqen dhe stabilitetin, pajtimin dhe dialogun, bashkëpunimin dhe bashkëjetesën e tolerancën. Edhe një hap më afër UNESCO-s, Këshillit të Europës dhe vendit të Kosovës në skenën ndërkombëtare si kontribuuese e paqes dhe përparimit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Exit mobile version