Site icon PORTALB

Prej nesër fillon sezoni i ngrohjes

Ngrohje qendrore

Ngrohje qendrore

Nga nesër, 15 tetor, zyrtarisht fillon sezoni i ngrohjes. Nga “Ballkan Energy Group”, thonë që gjithçka është gati për fillimin e sezonit të ngrohjes dhe se qytetarët do të fitojnë ngrohje qendrore nëse pas orës 21, temperaturat do të bien nën 12 gradë, njofton Portalb.

Sipas vendimeve të fundit të Komisionit Rregullator për Energji, koha e ngrohjes qendrore do të zgjatet për një orë, në vend që të ketë ngrohje qendrore deri më ora 21, prej tani e tutje ngrohje do të ketë deri më orën 22.

Gjithashtu prej tani e tutje nuk do të pritet që temperaturat të bien nën 12 gradë celsius për 3 ditë, por nxehje qendrore do të ketë nëse do të ketë prognozë Qendra Meteorologjike të cilin do ta parasheh.

Exit mobile version