Site icon PORTALB

Ronaldo: Futbollisti mund të luajë me sukses deri në moshën 40 vjeçare

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo

Ronaldo në Real Madrid erdhi në vitin 2009 nga Manchester United, ndërsa kontrata me Real Madridin i përfundon në vitin 2018

Lojtari më i mirë në botë Cristiano Ronaldo thotë se ai do të përfundojë karrierën e tij në Real Madrid dhe planifikon edhe pesë deri në gjashtë vjet të luajë për klubin spanjoll, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dëshira ime është që të përfundojë karrierën time në Real Madrid. Nëse mbrohesh, mund të luash deri në moshën 40 vjeçare. Qëllimi im është që të luaj edhe pesë apo gjashtë vjet në këtë nivel në të cilin unë luaj tani”, ka thënë Ronaldo për mediat spanjolle.

Ronaldo në Real Madrid erdhi në vitin 2009 nga Manchester United, ndërsa kontrata me Real Madridin i përfundon në vitin 2018.

“Unë ndihem mirë dhe jam i dobishëm në Madrid, ndaj dëshiroj që të vazhdojë të fitojë”, tha portugezi 30-vjeçar.

Ai të martën në një ceremoni në Madrid fitoi për të katërtën herë Këpucën e Artë.

 

Exit mobile version