Site icon PORTALB

Pse heshtët, do të mbeteni të mallkuar!

Qenan Aliu

Qenan Aliu

Miq të dashur,

Kaluan pesë muaj nga ngjarja në ,,Lagjen e trimave, në Kumanovë, dhe këtë natë tragjike qeveria aktuale do sikur ta vë në harresë. Miq të dashur, si është e mundur edhe pas kaq kohe të kaluar, Kuvendi i Maqedonisë të mos të debatojë për një ngjarje që tronditi Ballkanin. Shtrohet pyetja, çfarë roli luan ky kuvend me këta deputet.? A janë këta të zgjedhurit e popullit apo vetëm të zgjedhurit e partive. Pa kur far hamendje ,vlerësimi se ky parlament është vetëm marionetë e qeverisë është më se i saktë. Kjo përbërje nuk mund ti ikë përgjegjësisë politike për shumë çka ,por edhe për këtë ngjarje tronditëse. Ju dhe vetëm ju parlamentarë, keni përgjegjësinë historike dhe politike sa të ekzistojë kjo botë, për të insistuar që institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare ta ndriçojnë këtë ngjarje deri në pikën e fundit.

Pse ky parlament nuk e pati në rend dite këtë çështje qoftë edhe me dyer të mbyllura apo të hapura. Pse, sepse nuk ua lejoji Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov. Fundja pse BDI si pjesë e pushtetit, nuk insistoi që kjo ngjarje të debatohet në parlament , por në mënyrë stereotipe thirren në FBI? Po a nuk është parlamenti organi më i lartë i këtij vendi për të debatuar, vlerësuar dhe konkluduar për këtë natë tragjike të kësaj lagje ? Po kush duhet të debatojë për këtë ,partitë politike apo Gruevski me Mijallkovin dhe Jankullovskën.? Çfarë ishte kjo natë ? Kush ishin ata djem që u vranë dhe këta që u burgosën ? Po edhe policët që u vranë si duket tetë ishin ata. Kush duhet t’ju jep përgjigje familjeve të policëve dhe djemve nga Kosova, nënave , baballarëve, grave dhe fëmijëve të tyre, pse dhe si u vranë ata. Çka kishin pasur për qëllim këta djem që ishin locuar në këtë lagje. Si është e mundur të locohet aq armatim më një lagje të dendur askush të mos reagojë.

Fundja kush e solli ,nga erdhi ai armatim nëse vërtetë kishte aq shumë. Sa kohë institucionet e shtetit paskan pasur njohuri për një gjë të tillë . Si është e mundur të niset ekspedita e gjatë e pizgauerëve të policisë nga Shkupi për në Kumanovë dhe këta djem të njohur si strateg dhe me përvojë betejash të mos kishin pasur logjistikën e tyre. Si është e mundur parlamenti të mos investigojë, implikimin eventual të policisë sekrete , në këtë sajim.? Kur dihet se policia sekrete paguhet nga taksapaguesit për t’u angazhuar për mbrojtje të sigurisë që qytetarët të jenë në rehati dhe obligimet tjera ligjore që kanë. Kudo në botë strukturat sekrete të shteteve kanë rolin e tyre por ata nuk paguhen që eventualisht të implikohen në konstrukte të ndryshme që fare nuk është në dobi të shtetit dhe qytetarëve që i paguajnë ato. Parlamentarë, Ju duhet të insistoni në investigimin e rastit që për keqpërdorimet eventuale nga kjo xhandarmeri civile, keqbërësit të nxjerrën para drejtësisë.

Madje çfarë thuhet në letrën e policëve pjesëmarrës në aksion ,dërguar prokurores speciale.? Janë këto dhe shumë dilema tjera që kërkojnë përgjigje ,të cilat herë do kur do , do të dihen. Por ju deputet, mbani përgjegjësi sepse ju heshtni o nga frika o nga shantazhimet ose nga interesat. Pra ju deputet dhe qeveritarë, heshtja juaj për këtë konstruksion me pasoja fatale, vetëm për të de fokusuar vëmendjen nga të bëmat kriminale dhe shpërdorimet marramendëse tuajat me pushtetin, do të jeni të mallkuar jo vetëm nëpër fushatat zgjedhore por tërë jetën. Vetëm dhe vetëm PSE HESHTËT ?!

Exit mobile version