Site icon PORTALB

Lajmi është më shumë se një opinion personal i një burimi

[Recension: “Zekiri: VMRO dhe BDI kanë lujt mendsh komplet”]

Teksti i lajmit duhet t’u përshtatet rregullave standard për strukturën e një teksti duke i pasur kokën, përmbajtjen dhe backgroundin. Në mungesë të njërit prej këtyre elementeve është shumë e rrallë mundësia që teksti të jetë i qartë për lexuesin. Por, kur një tekst nuk e respekton aspak këtë strukturë, përveç që nuk është i qartë teksti, nuk është i qartë as qëllimi i komunikimit të informacionit.

Linku për te artikulli origjinal: “Zekiri: VMRO dhe BDI kanë lujt mendsh komplet
Data e publikimit: 06.10.2015
Data e recensionit: 07.10.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Gjithë çfarë pasqyron lajmi që recensojmë është kjo “Kryeredaktori i TV Alsat Muhamed Zekiri ka komentuar propozim ligjin e dërguar nga VMRO dhe BDI që të ndalohet publikimi i “bombave”.

Autori vazhdon me citimin e komenteve të postuara nga Muhamed Zeqiri në rrjetin social Fejsbuk duke rreshtuar ato njëri pas tjetrit. Në tekst është e qartë njëanshmëria dhe kjo përshkak të pasqyrimit komenteve personale të një kryeredaktori, në llogarinë e tij personale në Fejsbuk. Këto komente nuk paraqesin qëndrimin publik/profesional të personit në fjalë sepse fyerjet janë thyerje e normave etike të profesionit të tij.

“VMRO DPMNE dhe BDI kane lujt mendsh komplet.”

Përderisa janë qëndrime personale, nuk janë në nivelin e informacioneve me interes publik. Lajmi është më shumë se një opinion personal i një burimi, cilido qoftë ai.

Teksti është i njëanshëm sepse u jepet hapësirë dhe rëndësi vetëm kritikave dhe anashkalon mundësine e ballafaqimit të qëndrimeve me atë të palës që i drejtohen kritikat.

Mangësia tjetër e këtij teksti është mungesa e backgroundit ose informacionit shtesë. Publiku duhet të dijë se çfarë i ka provokuar reagimet, për çfarë ligji bëhet fjalë dhe të ketë më shumë burime që do të flisnin për anët pozitive dhe negative të këtij propozim-ligji.

Në mungesë të të gjithë elementeve që u theksuan por që janë të nevojshëm për të pasur një lajm të plotë, teksti është larg nivelit të duhur profesional.

Exit mobile version