Site icon PORTALB

Maqedoninë e braktisin mbi 5 mijë persona, nga to 300 shkencëtarë

Shkupi, foto: Robert Atanasovski

Shkupi, foto: Robert Atanasovski

Gjatë pesë viteve të fundit, Enti Shtetëror i Statistikave ka evidentuar se nga Maqedonia kanë ikur gjithsej 5.081 qytetar nga Maqedonia, prej të cilëve 300 janë shkencëtar, shkruan e përditshmja Vest.

Vitin e kaluar, 740 nënshtetas të Maqedonisë janë lajmëruar se po largohen nga Maqedonia.

Të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se thuajse gjysma prej tyre janë vendosur në vendet evropiane, edhe atë në Gjermani, 101, Zvicër, 39, në Suedi, 31, Itali, 29, Holandë, Slloveni. Në kontinentin amerikan për një vit janë vendosur 234 banor të Maqedonisë.

Prej tyre, në SHBA gjenden 202, ndërsa në Kanada 32. Në Australi kanë ikur 182, dhe vetëm një është vendosur në Zelandën e Re.

Exit mobile version