Site icon PORTALB

Në 10 aksidente në Shkup, tetë të lënduar

Aksident

Aksident, foto arkiv

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer ekspertizë në gjithsej 10 aksidente, raporton MIA.

Prej tyre, pesë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe katër janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë pesë shoferë në një automjet motorik për udhëtim, një bashkëudhëtar dhe një çiklist.
Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja të rënda trupore në të cilën lëndime të lehta trupore ka marrë një shofer i një automjeti motorik.
Sot reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup do të mbajë punëtori edukative  në Shkollën fillore “Goce Dellçev” e cila gjendet në vendanimin Lisiçe e Epërme dhe shkollës rajonale në vendbanimin Lisiçe e Poshtme me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt.
Për sot nuk ka ngjarje të jashtëzakonshme të paralajmëruara me çka pritet komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullores ekzistuese të komunikacionit.

Exit mobile version