“Jemi në situatë ku nuk kemi shumë ndikim ndaj Greqisë, ndërsa ndaj Maqedonisë, nuk kemi kurrfarë ndikimi. Ne në Bashkimin Evropian, jemi të përgatitur që të marrim përgjegjësitë nga duart e ambasadorit Nimetz dhe ta udhëheqim procesin”, ka theksuar euro deputeti slloven Jelko Kacin gjatë një takimi në Washington, për perspektivën e Evropës Lindore.
Kacin në takimin e Këshillit VeriAtlantik në SHBA ku është biseduar për perspektivat e Evropës Lindore, kërkoi që SHBA të bëjnë angazhim për zgjerimin e Aleancës, gjatë Samitit në Londër, por duke përmendur vetëm anëtarësimin e Malit të Zi.
Evrodeputeti Kacin i pyetur nga gazetarët maqedonase se pse nuk përmend Maqedoninë në zgjerimin e ardhshëm, ai theksoi se ky vend nuk ka treguar se dëshiron që të arrijë zgjidhje për kontestin e emrit dhe se për shkak të kësaj nuk ka mundësi të pritet anëtarësimi i saj.