Site icon PORTALB

Vanhojt: Nuk ka marrëveshje për votimin e diasporës

Peter Van Hojt

Piter Vanhaute, lehtësuesi i bisedimeve në mes grupeve punuese të katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos

Eksperti i belg, Peter Vanhaute, sot ka thënë se në negociatat e ligjit zgjedhor është bërë progres në pothuajse të gjitha çështjet me përjashtim të votimit të diasporës.

Negociatat janë ende në vazhdim, tha ai, dhe palët ende kanë pozicione të ndryshme për çështje të caktuara. Megjithatë, duhet të kuptojnë, shtoi ai, kur bëhet kompromis, duhet të heqin dorë nga diçka.

“Kur arrihet kompromis jep diçka dhe merr diçka, unë dua që këtë ta kuptojnë të gjitha palët. Nuk mundet gjithçka të fitohet, dua të arriijmë një kompromis dhe një zgjidhje e mirë, kjo është e gjitha që ne kemi nevojë”, tha Vanhaute.

Ai poashtu ka theksuar se nuk është zgjidhur çështja e votimit të KSHZ-së, një organ i rëndësishëm në organizimin e zgjedhjeve.

Exit mobile version