Deklaratë e përbashkët e SHBA-së dhe BE-së: t’i mundësohet puna prokurores Katica Janeva

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, përshëndesin progresin e deritanishëm në zbatimin e ligjit për hetim të komunikimeve të përgjuara nga Prokurori publik, që paraqet një pjesë kyçe të marrëveshjes politike.

“Emërimi i shpejtë i Katica Janevës si prokuror publik për hetim të komunikimeve të përgjuara; propozimi i saj në kohë të ekipit të prokurorëve pranë Këshillit për prokurorë publik; dhe dorëzimi i planit të saj të punës, personelit dhe fondeve në Parlament, qeveri dhe në Këshillin e prokurorëve publik janë të gjitha zhvillime pozitive. Është me rëndësi kritike që Këshilli i prokurorëve publik të përmbush rolin që i është përcaktuar në ligjin për hetim të komunikimeve të përgjuara dhe të emërojë ekipin e zonjës Janeva, me qëllim që zyra e saj të mund të fillojë përmbushjen e mandatit dhe të bëjë detyrat e veta në mënyrë të pavarur dhe pa asnjë formë të presionit politik. Delegacioni i Unionit Evropian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë sipas nevojës duke siguruar trajnim dhe mbështetje teknike për zyrën e Prokurorit publik për hetim të komunikimeve të përgjuara”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Ambasadës së SHBA-së dhe Delegacionit të BE-së për krizën politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button