Site icon PORTALB

Arrestimi i Kurtit, Nisma: Me masa policore nuk goditën kundërshtarët

Nisma për Kosovën

Nisma për Kosovën

Pas arrestimit të deputetit dhe ish-liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, me anë të një komunikate sonte ka reaguar edhe partia Nisma për Kosovën.

“Arrestimi i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga policia e Kosovës, dëshmon edhe njëherë se qeverisja aktuale është e gatshme të shkelë mbi çdo gjë vetëm që të ruajë pushtetin e saj dhe marrëveshjet e arritura me Serbinë.

Përderisa në njërën anë në raport me Serbinë është e gatshme të sillet deri në përulje dhe të pranoj marrëveshje të cilat e sjellin Kosovën në një pozicion pothuajse kolonial në raport me Serbinë, në anën tjetër me mjete policore godet kundërshtarët e këtyre marrëveshjeve.

Koalicioni qeverisës bën mirë të shikoj edhe njëherë Historinë e Kosovës dhe do ta sheh se sa më shumë forcë policore kanë përdorur regjimet në këtë vend aq më shumë e kanë rritur gatishmërinë e popullit për rezistencë.

Prandaj hiqni dorë nga rruga e demonstrimit të forcës. Sot, se nesër mund të bëhet vonë”, thuhet në rea gimin e Nismës

Exit mobile version