Site icon PORTALB

Gruevski dhe matematika e tij: 5800+7150=19000 (VIDEO)

Nikolla Gruevski

Nikolla Gruevski

Mbrëmë kryeministri gruevski ka qenë mysafir në lajmet e Televizionit Sitel, ku pati një intervistë të gjatë, njofton Libertas.

Në fillim Gruevski është gjuajtur te punësimet, por si duket i është ngatërruar matematike.

Gruevski ka thënë se janë punësuar 19 mijë persona duke i mbledhur 5800 dhe 7150 punëtorë të rinj. Sipas numrave që i ka treguar ai shuma del 12950 e jo 19.000 persona.

Me apo pa qëllim, me apo pa vetëdije, këtë gabim nuk e ka hetuar as gazetarja Sllavica Arsovska e cila ia ka bërë intervistës.

Për më shumë ndiqeni videon.

 

Exit mobile version