Site icon PORTALB

Kombëtarja shqiptare ateron në Tiranë

Kombëtarja e Shqipërisë në Tiranë

Kombëtarja shqiptare tashmë kanë mbërritur në Tiranë.

Heronjtë e Kombëtares shqiptare tashmë kanë arritur në Tiranë, pas triumfit që arritën një ditë më parë në Armeni, ku siguruan kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Ndërkohë, edhe në sheshin ‘Nënë Tereza’ kanë dalë me mijëra mbështetës që nën tingujt e muzikës patriotike dhe ngjyrave kuqezi, presin të përshëndeten me futbollistët.

Ekipi kombëtar, që duke mposhtur Armeninë siguroi kualifikimin në Euro 2016, pritet të zhvillojë një takim në Kryeministri, e më pas të parakalojë në shesh.

Gjithashtu, Presidenti Bujar Nishani do t’u dorëzojë urdhrin ‘Nder i Kombit’ futbollistëve dhe drejtuesve të ekipit. /Expres

Exit mobile version