Theksohet se policia izraelite ka vrarë një palestinez në Jerusalemin Lindor duke pretenduar se “ka tentuar të sulmojë me thikë”, raporton Anadolu Agency.
Njëri nga zëdhënësit e policisë izraelite, Micky Rosenfeld në deklaratën e tij me shkrim theksoi se: “Në afërsi të derës me luan (e xhamisë Al-Aksa) është bërë një përpjekje sulmi me thikë. Pas mundimit të një sulmi me thikë sulmuesi u vra në skenën e aksidentit. Skena u mbyll nga ana e policisë”.
Tensionet nisën në fillim të gushtit kur banorët hebrenj dogjën shtëpinë e një familjeje palestineze në Nablus, më pas tensionet vazhduan të rriten me bastisjet në xhaminë Al-Aksa. Në kohët e fundit ka arritur përmasa serioze me demonstratat e palestinezëve në qytetet e Jerusalemit Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gaza. Me ngjarjen e fundit numri i të vdekurve nga sulmet e Izraelit është rritur në 25, ndërsa janë vrarë 4 izraelit.