Site icon PORTALB

Protestë për lirimin e Ballistit

Ballist Morina

Sot nga ora 12:00 pritet të mbahet një protestë para Kryeministrisë për ta përkrahur Ismail Morinën, i cili njihet si ‘Ballisti’.

Në mbështetje të Ismail Morinës, i cili njihet si Ballisit, sot pritet të mbahet një protestë para Kryeministrisë. Tifozi i flaktë i Kombëtares gjendet në burg, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje, pasi u ndalua para ndeshjes Shqipëri – Serbi.

“Ditën e diel, i gjithë populli shqiptar të mblidhet në Tiranë në orën 12:00 përpara Kryeministrisë për Ismail Morinën, (Ballisti). Ai që e ndjen veten shqiptar dhe që është i pashterur nga serbët duhet të jetë në protestë ditën e diel tek sheshi ‘Skënderbeu’ në Tiranë. Lajmëroni shokë, familjarë, vajza, djem, vetëm kështu mund t’i fitojmë të drejtat tona si komb”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version