Site icon PORTALB

Tragjike, policia izraelite vret një adoleshent palestinez

Policia izraelite vret një palestinez

Policia izraelite vret një palestinez

Policia izraelite ka vrarë një palestinez në Jerusalemin Lindor, me pretendimin se ka kryer një sulm me thikë ndaj dy izraelitëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime palestineze lajmërojnë se bëhet fjalë për një person të mitur.

“Policia në vend ngjarje vrau sulmuesin i cili plagosi me thikë dy persona”, deklaroi zëdhënësi i policisë izraelite Micky Rosenfeld.

Policët e vranë palestinezin jo shumë larg Derës së Damaskut në Jerusalemin Lindor. Personat e plagosur lehtë u është ofruar ndihma e parë mjekësore, ndërsa në këtë pjesë të qytetit gjendeshin edhe njësite speciale izraelite.

Burime palestineze raportojnë se palestinezi i vrarë ishte 16 vjeç, dhe se ka jetuar në pjesën verilindore të Jerusalemit në rajonin Kafr Akab.

Kriza e sigurisë në Jerusalem dhe në qytetet e Bregut Perëndimor vazhdon që nga 13 shtatori kur forcat izraelite filluan të ndalojnë muslimanët që të hyjnë në kompleksin Al-Aksa. Këto masa shkaktuan shumë protesta të palestinezëve, pas të cilave erdhi deri te përleshjet e shpeshtuara të demonstrantëve dhe policisë izraelite.

Exit mobile version