Site icon PORTALB

Mbyllet Agon Channel, akuzohet Qeveria Rama

Agon Channel

Gazetarja që pushtoi ekranin italo-shqiptar, me programe e lajme nga mëngjesi në darkë, i ka thënë Mirupafshim aventurës në televizionin ku u zhvendos pas largimit në vitin 2013 nga Abc News.
Sonila Meço, atë kohë mori me vete dhe bashkëshortin e saj Drinin dhe të dy, u kthyen në krahun e djathtë të Francesco Becchetti-t.

Biznesmeni italian u vuri në dispozicion gjithçka, madje dhe vetë stafi u përzgjodh nga çifti në fjalë, deri sa sot, Sonila e njohur ndryshe si fytyra e Agon Channel, ka dhënë lajmin që sigurisht nuk do të donte ta besonte, transmeton zeri.info

E vërteta është që sot (e shtunë), sipas njoftimeve të Agon Channel, OSHEE ka vendosur t’i presë dritat kanalit që u mor me denoncimin e informalitetit, korrupsionit e skandaleve të qeverisë Rama.

Në kushtet kur pronari Becchetti është në kërkim për pastrim parash, ky televizion që edhe punonjësit i ka ende pa paguar, do të mbyllë transmetimet për një kohë të pa caktuar.

Ose e thënë ndryshe, sipas Sonilës, deri kur të ndërrohen pushtetet.

Exit mobile version