Site icon PORTALB

Këshilli i Evropës dënon sulmin në Ankara: Ky është një akt barbar

Thorbjom Jagland

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjom Jagland dënoi sulmin i cili ngjau sot në mëngjes pak para marshit të planifikuar të paqes në Ankara të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Lajmet e mëngjesit nga Ankaraja janë shokuese dhe shqetësuese. Ajo që ndodhi është një sulm mizor dhe barbar ndaj demonstratave paqësore. Dua të shpreh ngushëllime ndaj të gjithë atyre që kanë humbur miqtë dhe të dashurit e tyre. Liria e tubimit dhe liria e shprehjes janë shtyllat e demokracisë”, tha Jagland.

Akoma nuk është konfirmuar shkaku i saktë i shpërthimit, por disa dëshmitarë okularë thanë se kanë parë dy shpërthime të njëpasnjëshme dhe se ekziston mundësia që kjo të jetë sulm vetëvrasës, i cili ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Shpërthimi ndodhi në vendin ku sot pritej të fillonte marshi protestues nën moton “Për inat të luftës, tani duam paqe. Paqe, punë, demokraci”, e cila u anulua. Nga shpërthimi janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Exit mobile version