Site icon PORTALB

Akademikët: Censura çmenduri e radhës!

ASHAM

ASHAM

Propozim ligjin për ndalimin e publikimit të “bombave” për redaksinë e lajmeve Portalb e kanë komentuar edhe akademikët , pjesë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

Për profesorin universitar Abdylmenaf Bexheti, propozim ligji për ndalimin e bombave është çmenduri e radhës. “Tentuan që të censurojnë informacione që nuk mund të ndalohen”, u shpreh Bexheti për Portalb.

Ai thekson se të gjitha ato informacione janë një projekt në interes publik, ka një të mirë publike aty. Për arsye të këtyre formacioneve kanë formuar Prokurori speciale, me detyra special, me fonde të palimituara special dhe tani dikush të ndalojë informacionet që dalin nga ato.

“Është formuar strukturë institucionale që do të menaxhojë një proces e dikush shkon deri në ato nivele të çmendurisë që ta ndaloje këtë aktivitet. Edhe Prokuroria publike punon në realizimin e të mirave publike. Kështu që zotëriu në fjalë duhet të lexojë pak, të mësoj çka janë të mirat publike. Të zgjedhurit e popullit janë kryesisht në funksion të përmbushjes së këtyre të mirave publike”, tha Bexheti.

Propozim ligji i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së është i pakuptimtë dhe i paarsyeshëm edhe për akademikun Alajdin Abazi.

“Propozim ligji për bombat ishte një befasi. Në këtë moment të rrethanave njeriu nuk mund të kuptojë një kërkesë të tillë, sigurisht koha do të tregon se çfarë kanë qenë arsyet e tij. Kërkesa për censurë bëhet në moment kur presioni i faktorit ndërkombëtarë është që t’i jepet një liri e vërtetë e atyre që merren me informata- gazetar kërkohet një transparencë më e madhe”, deklaroi për Portalb Abazi.

Besoj se në atë formë si është kërkuar ai ligj, thotë ai, nuk mund të kalojë në shoqëri që është në një aktivitet për një kuptim tjetër të lirisë, qoftë të shtypit apo në përgjithësi./Portalb

LEXO: Maqedoni, censura një hap pranë diktaturës
LEXO: Xhaferi: Ligji për “bombat” do të vlejë për materialet e pa publikuara

Exit mobile version