Kombëtarja serbe mund të bëhet me stadium kombëtar. Është kryeministri Aleksandar Vuçiq, që ka deklaruar se qeveria që drejton ai, do të ndaj 150 milionë euro, për ndërtimin e një stadiumi kombëtar, nëse ekziston kjo dëshirë.
“Nuk e di nëse mund të rinovohet stadium i Crvena Zvezdës apo i Partizanit, por për këtë do të kishte edhe konfrontim. Kështu që vendosni ju a dëshironi të keni një stadium tjetër kombëtar”, ka thënë Vuçiq gjatë takimit me kombëtaren serbe.
Ky premtim vjen pas fitores së Serbisë në Shqipëri, me rezultat 0:2./Indeksonline/