Site icon PORTALB

Çairit i shtohet edhe një klub sportiv, ai i tenisit

Foto nga pres konferenca për media

Foto nga pres konferenca për media

Sot, zyrtarë të Komunës së Çairit mbajtën konferencë për media lidhur me fushat e tenisit në lagjen e Fushë Topanës.

Në konferencën për media i pranishëm ishte edhe teniseri nga Maqedonia, Shendrit Deari. Ky i fundit do të jetë kryetar i klubit të ri të tenisit që do t’i shtohet familjes së sporteve në Çair.

“Në klubin e tenisit do të mund të regjistrohen të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë dhe pasion për të ushtruar këtë disiplinë sportive. Në këtë mënyrë, terreneve të tenisit në Fushë Topanë do t’u kthehet gjallëria dhe në të njëjtën kohë qytetarët e Çairit do të kenë një vend plus për sport dhe rekreacion”, thuhet në deklaratën e Komunës së Çairit.

Exit mobile version