Site icon PORTALB

Tahiri: Censura nuk duhet të jetë mbi lirinë e të shprehurit

Sefer Tahiri

Sefer Tahiri

“Deputeti është pjesë e konjukturës, deputeti nuk është individ i cili vendos vet, i zgjedhuri i popullit është në shërbim të qeverisë, partive të shumicës parlamentare…në qeverisjen tonë ne nuk kemi bashkë qeverisje, nuk kemi dy partnerë që vendosin, por një partner që vendos VMRO-ja dhe e cila ua imponon të tjerëve qëndrimet e saj dhe kjo ndodhi edhe me rastin e pr/ligjit të bombave”, tha për Alsat-M Sefer Tahiri, gazetar.

Ai këtë koment e dha pas tërheqjes së propozim ligjit nga Talat Xhaferi, i cili ditë më parë propozoi ligj për ndalimin e publikimit të materialeve të përgjimit.

Sipas tij, censura apo kufizimi i lirisë nuk duhet të jetë mbi lirinë e të shprehurit kjo mund të lejohet në rastet kur ka të bëjë me gjuhën e urrejtjes por jo edhe me shpërdorimin e funksioneve publike nga pushtetarët.

Pr/ligji për moratoriumin ndaj materialeve të përgjuara u prit me kritika të ashpra në opinion. Madje për tërheqjen e tij u angazhua edhe faktori ndërkombëtar. Eksperti belg Van Hautte, në një takim gati 2 orësh tentoi ta bindte deputetin Talat Xhaferi që të hiqte dorë, por e pati të vështirë.

Exit mobile version