Mediat serbe jo rrallë herë i kanë kontribuar mbjelljes së dhunës, sidomos në ndeshjet e përfaqësueses së Shqipërisë dhe Serbisë.
Si në ndeshjen e parë në Beograd, edhe këtë të kthimit në Elbasan, titujt e medieve serbe, nuk lënë aq për të dëshiruar.
Sot, njëra nga gazetat më të mëdha në Serbi, “Blic”, në ballinën e gazetës, ka vendosur Ismail Morinën, i njohur me emrin Ballisti.
Pos fotografisë, “Blic” ka dhënë edhe një mesazh që përcjell urrejtje.
“Shkije, do të ketë gjak”, shkruhet në ballinën e “Blic”.