Site icon PORTALB

Pushteti po e minon procesin e Marrëveshjes së Përzhinos

Ahmeti dhe Gruevski

Ahmeti dhe Gruevski

Propozimi i ligji për ndalimin e publikimit të “bombave”, pastaj tërheqja e të njëjtit nga vet propozuesi Talat Xhaferi, nga BDI, nën përkrahjen e VMRO-DPMNE-së në opinion ka ngjallur shumë reagime. Njohësit e rrethanave politike për Portalb këtë akt e kanë cilësuar si frikë e pushtetarve aktual për tu ballafaquar me materialet e përgjimeve.

“Është një tentim i koordinuar i partnerëve qeveritar për të minuar procesin e zbatimit të Marrëveshjes së 2 Qershorit. Ky proces ka ngjallë frikë dhe dyshim te partitë e pushtetit, jo vetëm për humbjen e mundshme të pushtetit pas zgjedhjeve të 24 prillit, por edhe për rrezikun që të gjenden para drejtësisë për shkak të veprimtarive joligjore. Andaj, “bombat” ngelin mjet i cili përdoret në këtë proces të tranzicionit politik në Maqedoni dhe do të priten edhe tentime tjera për të pamundësuar debatin mbi përmbajtjen e tyre”, tha për Portalb Xhelal Neziri, analist.

Sipas juristes Mirjana Najçevska, nuk duhet të na habisin këto akte të pushtetit.

“Mendojë se ide të këtilla do të ketë edhe më tutje, nga kjo mund të shihet se dialogu politik është ose i vdekur dhe nuk mund të na sjell rezultate çfarë ne pritnim” u shpreh për Portalb Najçevska.

Ajo thotë se do të pasojnë lëvizje më radikale të qytetarëve që të rrëzohet ky pushtet.

“Ata nuk mund të jenë garantues as të dialogut e as të asaj se çfarë po dakordohet. Ata janë në një pozitë shumë hibride, në mes ndërmjetësuesit dhe arbitrit dhe po tentojnë, sipas meje, të mos vijë deri te radikalizimi ku do të bie edhe gjaku”, përfunon Najçevska./Portalb

LEXO: Nëse nuk ka ligj të përbashkët për bombat, Talat Xhaferi do ta sjell prapë në Kuvend

LEXO: Zylfi Adili: BDI në panik, fshehë diçka të madhe

Exit mobile version